Deputetja e VV-së: Serbia e sotshme nuk ndryshon nga Serbia e viteve të 90' - Gazeta Express
string(73) "deputetja-e-vv-se-serbia-e-sotshme-nuk-ndryshon-nga-serbia-e-viteve-te-90"

Deputetja e VV-së: Serbia e sotshme nuk ndryshon nga Serbia e viteve të 90′

Lajme

Gazeta Express

27/09/2023 8:29

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka shtruar pyetjen se a duhet që Serbia ta ruaj statusin e saj për kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Pacolli në një postim tha se ngjarjet e fundit janë sinjal që Serbia nuk ndryshon nga ajo që ishte në vitet e 90’.

Lexo Edhe:

“A duhet Serbia të ruajë statusin e saj 🇪🇺 kandidat pas ngjarjeve të fundit në Kosovë?

Organizimi i grupeve paraushtarake për të sulmuar Kosovën dhe më pas përkujtimi i paraushtarakëve që humbën jetën në përleshjet me policinë është një sinjal i qartë se Serbia sot NUK ndryshon nga Serbia e viteve ’90”, ka shkruar ajo. /Express/