Deputetja e VV-së: Në Kuvend do të kemi fontana, deputetët mund të pijnë ujë me grushte - Gazeta Express
string(85) "deputetja-e-vv-se-ne-kuvend-do-te-kemi-fontana-deputetet-mund-te-pijne-uje-me-grushte"

Gazeta Express

04/07/2022 23:50

Deputetja e VV-së: Në Kuvend do të kemi fontana, deputetët mund të pijnë ujë me grushte

Gazeta Express

04/07/2022 23:50

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë i cili obligon kafenetë që të shërbejnë ujë falas.

Ajo u shpreh se kjo është iniciativë që ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, ajo u shpreh se kanë filluar projektin për zëvëndësimin e ujit të cilin që blihet në kuvend, me ujë të qeshmes.

“Kemi filluar projektin që ta zëvëndësojmë ujin të cilin e blejmë në kuvend, me ujë  të qeshmes, që mund ta marrim nga rrjeti publik dhe i kemi eliminuar shishet e plastikës aty ku po kemi mundësi, për shembull në të gjitha mbledhjet e kuvendit, të komisionit nuk ka më shishe apo gota plastike, por vetëm shishe dhe gota çelqi, ndërsa në kuvend është dashur të kthehet shishet e plastikes, për shkak të disa incidenteve që kanë ndodhur”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

Ajo tha se do të instalohen edhe disa fontana uji në objektin e kuvendit, ku deputetët mund të pinë ujë edhe me grushta.

“Është faza e dytë e projektit që nënkupton instalimin e fontanave të ujit që vjen nga rrjeti publik e në momentin që i kemi ato fontana, atëherë edhe deputetët nuk do të marrin ujë falas siç u ofron kuvendi tani në seanca. Këto do të instalohen brenda objektit të kuvendit, ku kemi nyjet e ujit. Mund të pinë edhe me grushta, do të jenë fontana në të cilat mund të pinë fare pa gota e pa shishe, siç pinë në secilin vend në Bashkimin Evropian”, u shpreh tutje ajo.