Deputetja e VV-së: Është e padrejtë ndaj taksapaguesve që të jepen paga për punën që nuk është bërë - Gazeta Express
string(98) "deputetja-e-vv-se-eshte-e-padrejte-ndaj-taksapaguesve-qe-te-jepen-paga-per-punen-qe-nuk-eshte-bere"

Deputetja e VV-së: Është e padrejtë ndaj taksapaguesve që të jepen paga për punën që nuk është bërë

Gazeta Express

04/10/2022 23:27

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Jetmire Vrenezi ka përkrahur Qeverinë e Kosovës në vendimin që të mos i paguajë pagat e mësimdhënësve për muajin shtator pa kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.

Ekzekutimin e këtyre pagave, ajo e ka konsideruar të padrejtë ndaj taksapaguesve.

Lexo Edhe:

“Të gjithë qytetarët janë taksapagues pa dallim. Edhe mësimdhënësit. Është e padrejtë ndaj taksapaguesve, qytetarëve të këtij vendi që nga taksat e tyre t’u paguhen pagat e shtatorit mësimdhënësve për punën që s’e kanë bërë. Asnjë kategori e shoqërisë nuk është më e privilegjuar se tjetra”, ka shkruar ajo.

Sipas Vrenezit, pagat e muajit shtator për mësimdhënësit duhet të realizohen vetëm nëse sindikata pajtohet me vendimin e sotshëm të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për kompensimin e orëve.

“Paga e shtatorit e mësimdhënësve, duhet të realizohet vetëm nëse sindikata pajtohet me vendimin e sotëm të ministres Nagavci. Zëvendësim për orët e humbura dhe paga e shtatorit do të realizohet si avans. Pa këtë kusht, realizimi i pagës do të jetë padrejtësi ndaj taksapaguesve dhe privilegj i padrejtë  për mësimdhënësit”, ka thënë ajo.