Deputetja e PDK’së: Shqetësuese që deputetët dhe ministrat e VV'së kërkojnë që Kushtetuesja të vendos në favor të tyre - Gazeta Express
string(115) "deputetja-e-pdkse-shqetesuese-qe-deputetet-dhe-ministrat-e-vvse-kerkojne-qe-kushtetuesja-te-vendos-ne-favor-te-tyre"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 16:52

Deputetja e PDK’së: Shqetësuese që deputetët dhe ministrat e VV’së kërkojnë që Kushtetuesja të vendos në favor të tyre

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 16:52

Deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti dhe të zyrtarëve të LVV-së, të cilët kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të vendosë në favor të kërkesës së tyre që dekreti i presidentes të shpallet kundërkushtetues.

Sipas saj, kjo është praktikë e LVV-së për të ndikuar në vendimet e Gjykatës.

“Unë nuk çuditem më për sjelljen e Albin Kurtit dhe të LVV-së. Kemi parë mjaftueshëm që absurditeti është bërë normalitet tek ta. Por, është mjaft shqetësuese të shohësh kryeministrin e vendit, deputetët dhe ministrat e tij duke dhënë deklarata të shumta se si Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë në favor të tyre. Kjo është definitivisht presion i drejtpërdrejt dhe tentativë për të ndikuar në vendim.”, tha ajo për rtv21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement