string(78) "deputetja-e-opozites-se-re-humb-njeriun-e-shtrenjte-do-me-mungosh-gjithe-jeten"

Gazeta Express

13/01/2020 8:56

Deputetja e opozitës së re humb njeriun e shtrenjtë: Do më mungosh gjithë jetën

Gazeta Express

13/01/2020 8:56

Deputetja e opozitës së re, Elda Hoti, e dalë prej listave të LSI, ka ndarë mëngjesin e sotëm një lajm të lajm të trishtë.

Ajo ka humbur personin më të shtrenjtë të familjes, nënën.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoti i ka dedikuar të ëmës edhe disa fjalë tepër prekëse.

Deputetja shprehet mirënjohëse dhe me fat për dashurinë që ka marrë.

Screenshot_1.png

‘Do të kujtoj gjithmonë, si bekimin me të madh në jetën time. Dashuria që më dhurove, duart e tua që më rritën dhe përkëdhelën, më bënë kjo që jam sot. Paskëm qenë me fat, që u rrita nga një nënë fisnike si ti. Paskëm qenë me fat, që isha e preferuara jote dhe e babës. Paskëm qenë me fat që Zoti më dhuroj një nënë si ti, që ma mbushi shpirtin plot dashuri dhe mirësi. Prehu në paqe e bukura ime, e mira ime, e shtrenjta ime. Do më mungosh gjithë jetën nana ime!’, shkruan Hoti.