string(99) "deputetja-e-nismes-ska-marreveshje-limaj-zgjedhja-me-e-mire-po-presim-nje-zgjidhje-ditet-ne-vazhdim"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 11:26

Deputetja e Nismës: S’ka marrëveshje, Limaj zgjedhja më e mirë – po presim një zgjidhje ditët në vazhdim

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 11:26

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku tha se nuk pret rezultat nga vazhdimi i seancës konstituive sot, meqenëse nuk ka marrëveshje.

“Meqenëse ende nuk ka një zgjidhje politike, ose një marrëveshje politike, nuk është që pres një rezultat”, tha ajo para gazetarëve.

“Qëndrimet tona janë të njohura. Nuk ka ndonjë ndryshim. Pra, mbesim me bindjen se zoti Limaj do të ishte zgjedhja më e mirë për Kosovën dhe zgjidhja e ngërçit aktual politik”, shtoi Izmaku.

Ajo tha se pret një “zgjidhje” ditët e ardhshme.

“Pres që do të ketë një zgjidhje. Po presim ditët në vazhdim”.

aaaaa