Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi tha se partitë politike “duhet ta arsyetojnë besimin” e marrë nga qytetarët.
Ajo tha se është e bindur se qytetarët e dinë “drejt dhe saktë” se cila është situata. Partitë “duhet që të jenë nmë gjendje të ulen, të diskutojnë, të japin ide, të shkëmbejnë ide dhe të vijnë deri te një zgjidhje e cila është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ajo.
Krasniqi tha se “Nisma po mundohet me të gjithë kapacitetin e saj, aq sa mundet, ta japë maksimumin për ta ndryshuar gjendjen”.
“Ju e dini që kryetari Limaj është ulur për të diskutuar me liderët e subjekteve politike, por deri më tani ju e keni parë që nuk ka një marrëveshje politike për ta konstituuar Kuvendin”, tha ajo.
Deputetja tha se kryetari i Nismës, Fatmir Limaj “për muaj të tërë është linçuar për takimet” që i ka pasur për zgjidhjen e ngërçit politik.
Ajo tha se liderët “duhet ta gjejnë gatishmërinë e të ulen ta gjejnë një marrëveshje”.
“Lideri Limaj, ju e dini që asnjëherë nuk është larguar prej përgjegjësisë që duhet të takohemi me liderët e subjekteve politike dhe unë jam e bindur që kushdo që e fton, është i gatshëm që ta japë kontributin e tij”.