Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka ndarë detaje nga takimi i fundit mes Fatmri Limajt dhe Albin Kurtit në lagjen Pejton të Prishtinës, shkruan Express.
Izmaku ka treguar se ky takim ishte bërë me ftesë të Limajt dhe kishte zgjatur rreth dy orë, raporton Express.
Ajo ka thënë se me tri votat e NISMA-s lehtësohet zgjidhja e bllokadës politike.
“Takimi ka zgjatë dy orë. Ftesa ishte e Limajt. Tri votat tona e afrojnë zgjidhjen e këtij problemi”, ka thënë ajo në FRONTAL.
Derisa kur bëhet fjalë edhe për një ose dy votat e tjera për arritjen e 61-shit, ajo përmend deputeten Duda Balje dhe Veton Berishën, si dy deputetë që ende s’kan treguar pozicionin e tyre final.
“Nuk e dimë a është një apo dy. S’ka deklarata përfundimtare as të Vetonit as të Dudës për pozicionimin”, ka thënë tutje ajo/Express/