Deputetja e LDK-së: Kryeministër pse e nise këtë krizë, pse e shkarkove Veliun - Gazeta Express
string(75) "deputetja-e-ldkse-kryeminister-pse-e-nise-kete-krize-pse-e-shkarkove-veliun"

Deputetja e LDK-së: Kryeministër pse e nise këtë krizë, pse e shkarkove Veliun

Gazeta Express

25/03/2020 14:11

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë në Kuvend të Kosovës se vetëm së bashku me Vetëvendosjen kanë mundur ta shkarkojnë nga detyra presidentin Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.

Ajo ka deklaruar se Kurti e ka nxjerrë LDK-në në një pozitë të palakmueshme.

Lexo Edhe:

“Na keni nxjerrë në një pozitë jashtëzakonisht të palakmueshme, meqë kryeministri e ka pasur aleatin e vetëm LDK-në, pse i rrënoi urat e bashkëpunimit me LDK-në? Është mirë që të tregohet se çka fshihet pas kësaj krize. LDK-ja e ka lidershipin e vet dhe LDK-ja vendos vetë për veten, ju mundeni me vendos vetëm për partinë tuaj. Unë jam e lumtur që si deputet të mbetemi edhe në opozitë, shumë me dëshirë pranojmë te jemi në opozitë po jo të nënshtrohemi nga ju”, ka shtuar ajo.

Deputetja e LDK-së thotë se Kurti duhet të bëjë kompromis së bashku me LDK-në.

“Të gjithë kemi luftuar bashkë që ta largojmë Thaçin prej presidentit. Ju si kryeministër duhet të bëni një kompromis sepse vetëm bashkë LDK dhe LVV e largojnë Thaçin. Shkarkimi i ministrit, është në pyetje injorimi dhe degradimi i LDK-së”, shtoi ajo. /GazetaExpress/