Deputetja e LDK-së e refuzon ofertën e LV-së që i shton dy ministri - Gazeta Express
string(64) "deputetja-e-ldkse-e-refuzon-oferten-e-vvse-qe-i-shton-2-ministri"

Gazeta Express

14/01/2020 14:44

Deputetja e LDK-së e refuzon ofertën e LV-së që i shton dy ministri

Gazeta Express

14/01/2020 14:44

Besa Gaxheri e LDK-së po e sheh si të papranueshme rritjen e numrit të ministrive, në negociatat me LV-në për koalicion, raporton Gazeta Express

Deputetja Gaxherri duke folur për ofertën e re të bërë nga LV-ja ka deklaruar se një gjë e tillë po bëhet për të kënaqur egot e individëve të caktuar.

Lexo Edhe:

“Unë nuk kam asnjë informacion sepse ajo ofertë nuk është shqyrtu. Procesi është dëshpërues edhe i pakuptimtë. Zoti Kurti po na jep me kuptu se është shumë i përkushtum me pasë sa më shumë pushtet dhe kontroll në këtë Qeveri. Nëse tani po mundet me u rrit numri i ministrive për të kënaqur egot ose kërkesat e individëve për mua nuk është e pranueshme dhe nuk është ajo pritja të cilën e ka proklamuar z. Kurti. Z. Kurti bani kryetarin e Kuvendi dhe tani po bën makinacione për shtimin e numrit të ministrive. Unë mendoj se kjo punë duhet të vendoset shpejt dhe mendoj se nuk është e rëndësishme se kush i merr ministritë. Z. Kurti ka shku te z. Mustafa për bashkëpunim edhe pse sjelljet kanë qenë të papranueshme nga LDK-ja, z. Mustafa i ka kalu. Unë kam besu se mundemi me ba marrëveshje por se si  lindi te Kurti gjithë ky mosbesim për LDK-në është zhgënjyes dhe mosbesues”, tha Gaxherri në një prononcim për Gazetën Blic.

Në anën tjetër, është bërë e ditur se LV-ja i ka bërë ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës për shtim të numrit të ministrive, në mënyrë që të barazohen me kryeparlamentarin, që tashmë i takon partisë së Albin Kurtit. /GazetaExpress/