Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Diana Toska e ka përkrahur kandidaturën për deputete të Eranda Kumnova Baçit në Kosovë e cila bën pjesë në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Eranda Kumnova Baçi është drejtoreshë e drejtorisë për arsim në komunën e Gjakovës që nga viti 2021 dhe e ka bërë punën për të cilën është ngarkuar me profesionalizmin më të madh. Ajo ka zhvilluar projekte shumë të rëndësishme në këtë drejtori dhe shkollat e Gjakovës konsiderohen si më të mirat në Kosovë. Një grua kandidate si Eranda, e pastër, pa asnjë aferë korruptive dhe e përkushtuar profesionalisht, i nevojitet shtetit të Kosovës. Unë dua ta shoh Erandën në Kuvend sepse e di që do të jetë zëri i fuqishëm i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim”, ka shkruar Toska.
Kumnova-Baçi e udhëheq Drejtorinë e Arsimit në Gjakovë dhe njihet për reformat dhe ndryshimet e bëra në arsimin gjakovar.
Ajo mban numrin 58 në listën zgjedhore të AAK-së.