Deputetja e AAK-së kapet me Vjosa Osmanin në Kuvend: Nuk është vetëm Vetëvendosja në sallë - Gazeta Express
string(88) "deputetja-e-aakse-kapet-me-vjosa-osmanin-ne-kuvend-nuk-eshte-vetem-vetevendosje-ne-salle"

Gazeta Express

18/09/2020 12:06

Deputetja e AAK-së kapet me Vjosa Osmanin në Kuvend: Nuk është vetëm Vetëvendosja në sallë

Gazeta Express

18/09/2020 12:06

Në Kuvend të Kosovës është duke u mbajtur interpelancë për ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.

Pas deklarimit të LVV-së, LDK-së e PDK-së, kryetarja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Vetëvendosja që përsëri ta marrin fjalën.

Lexo Edhe:

Këtu ka reaguar deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, që ka thënë se pas PDK-së radhën për deklarim e ka grupi parlamentar i Aleancës.

“Faleminderit kryetare jo vetëm Vetëvendosja është këtu, pas PDK-së radhën e kemi ne”, ka thënë Haxhiu.

“Prandaj duheni me njoftu me kohë”, është përgjigjur kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

“Gjithsesi e nderuar dhe e respektuar”, ka thënë Haxhiu dhe e ka vazhduar fjalimin para deputetëve. /GazetaExpress/