Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit - Gazeta Express
string(71) "deputetja-e-aak-se-ftesa-per-takime-me-opoziten-eshte-vec-loje-e-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 13:40

Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 13:40

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, tha se ftesat e kryeministrit Kurti për takim me opozitën janë lojëra të tij për të fajësuar opozitën për moszgjidhjen e presidentit. Deputetja Bytyqi tha se pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese ndaj dekretit të presidentes nuk mund të ketë asnjë veprim.

“Unë më shumë e shoh si një lojë të kryeministrit Kurti, sepse ai po dëshiron që ta çorientojë edhe konfliktin që ka me presidenten Osmani, sepse ne e dimë shumë mirë se Gjykata Kushtetuese, pa e dhënë një vendim deri më 31 mars, ne nuk kemi të drejtë të ndërmarrim asnjë veprim më tutje. Kjo po shihet si një lojë e Kurtit që, nëse shkojmë në zgjedhje, ta fajësojë opozitën për moszgjidhjen e presidentit. Kryeministri Kurti po dëshiron që ta marrë nën udhëheqje edhe postin e presidentit.”, tha ajo për rtv21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement