Deputetja Doarsa Kica përplaset me Memli Krasniqin e PDK-së në Kuvend - Gazeta Express

Deputetja Doarsa Kica përplaset me Memli Krasniqin e PDK-së në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

24/06/2021 14:06

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi dhe deputetja e VV-së, Doarsa Kica Xhelili janë përplasur lidhur me shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Deputetja e VV-së, Doarsa Kica Xhelili i ka thënë Krasniqit që si komision i kanë dhënë interpretim të nenit 15 të ligjit.

“Je i obliguar ta lexosh rekomandimin i cili ka marrë shumicën e votave në Komision. Unë sot fola në cilësinë e kryetarit të komisionit e cila ka dhënë votën mbështetëse për shkarkim. Nuk fola për lëndët në të cilat po referoheni. Neni 15 për shkarkim të këshillit, a e ke një ligj për KPMSHCK-në,  a e parasheh mundësinë që ti mundesh me shkarku anëtar të Këshillit kur veprojnë në shpërputhje me ligjin. Ti si deputet që merr pjesë në komision, pra Ligji po ta jep diskrecionin e interpetimit të ligjit, unë se kam shpik nenin 15 është në ligj. Në përputhje me nenin 15 ne si anëtarë të Komisionit, kemi dhënë interpretimin që ti mundesh mos me u pajtu. Por jo me na qitë këtu si gjyqtarë sepse në fakt s’jemi duke e luajtur rolin e gjyqtarit sepse në fakt jemi duke e luajtur rolin që na jep neni 15. Fillove me i përzi RTK-në, Këshillin s’jemi duke folur për RTK-në. Edhe në vitin 2013 keni shkarku bordin e RTK-së, zoti Krasniqi”, tha Kica Xhelili.

Kurse, deputeti Krasniqi i ka thënë që si juriste le ta thotë se qysh mundet me u shkarku kolektivisht një këshill kur secili mandatin e ka marrë në mënyrë individuale.

“Ne e kemi shkarku një anëtar, jo kur ka vendos komisioni, por I ka pas dy vende të punës që ja ndalon ligji. Ma tregoni logjikën si juriste, qysh mundet me u shkarku kolektivisht kur e kanë marrë pozitën individualisht. Unë pe di që ti pe dinë që cka po them unë është e saktë”, ka thënë Krasniqi./GazetaExpress/