Deputetja Bajrami: Tregoni Kurtit e Muratit se askujt nuk mund t’i cënohet e drejta për pagën - Gazeta Express
string(91) "deputetja-bajrami-tregoni-kurtit-e-muratit-se-askujt-nuk-mund-ti-cenohet-e-drejta-per-pagen"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2022 17:00

Deputetja Bajrami: Tregoni Kurtit e Muratit se askujt nuk mund t’i cënohet e drejta për pagën

Lajme

Gazeta Express

03/10/2022 17:00

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, për mos-ekzekutimin e pagave për grevistët i thotë Qeverisë se në bazë të ligjit nuk mund të veprojnë në këtë mënyrë.

Deputetja Bajrami është shprehur se Qeveria po i godet mijëra familje teksa po përballen me çmimet e larta.

Lexo Edhe:

“Ekzekutoni pagat dhe mos luani me qytetarë se janë kohë të vështira”, i ka bërë thirrje ajo Qeverisë.

Reagimi i saj i plotë:

??? ????? ?? ????????̈!

Ju bëj thirrjeve juristëve të këtij vendi, sidomos atyre që janë të afërt me Qeverinë, që t’i tregojnë Kryeministrit, Ministrit të Financave edhe Ministres së Drejtësisë se: ??̈ ????̈ ??̈ ??????? ??̈ ????????̈????̈ ?????? ??? ???? ?’? ??????? ???̈ ? ??????̈ ?????? ??̈ ???̈ ????, ? ???? ?̈????̈ ? ???????̈.

I paqartë është LIGJI NR. 03/L-200 PËR GREVA I PLOTËSUAR DHE I NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 04/L-119 (shihni paragrafin 1 të nenit 13 dhe paragrafin 1 të nenit 18), në të cilin po thirret Qeveria për të mos i ekzekutuar pagat e atyre që gjatë shtatorit ishin në grevë.

Ky veprim as nuk është ligjor e as legjitim. Duke mos i ekzekutuar pagat, Qeveria po i godet me mijëra familje, qytetarë të këtij vendi, të cilët po përballën me çmimet me të larta që nga viti 1999.

Mos harroni se ka familje që sot i keni lënë pa bukë dhe ata deri sot kanë menduar që megjithatë kanë një Qeveri.

Goditja e dytë është goditja që po i bëni sistemit të drejtësisë. Rreth 25 mijë punëtorë të arsimit dhe mijëra të tjerë të administratës do të ju drejtohen gjykatave dhe kështu ju do të krijoni kaos në sistemin e drejtësisë.

Premtimet e juaja për punësim dhe drejtësi janë kthyer në varfëri dhe kaos.

Ekzekutoni pagat dhe mos luani me qytetarë se janë kohë të vështira.

_________________

????? ??. ??/?-??? ??̈? ????? ? ?????̈???? ??? ? ????????? ?? ?????? ??. ??/?-???

???? 13

Mbrojtja e të drejtave të punësuarve gjatë grevës

1. Për organizuesit e grevës, pjesëmarrësve grevistë dhe ndaj të punësuarve të tjerë, të cilët mbështesin grevën, nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale dhe nuk mund t’ju ndërpritet marrëdhënia e punës.

???? 18

Efektet e grevës së ligjshme

1. Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar.