​Deputeti zviceran: Duam Kosovë stabile për partneritet afatgjatë - Gazeta Express
string(63) "deputeti-zviceran-duam-kosove-stabile-per-partneritet-afatgjate"

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 14:36

​Deputeti zviceran: Duam Kosovë stabile për partneritet afatgjatë

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 14:36

Anëtari i Asamblesë së Përgjitshme të Zvicrës, Reto Nause, i ka ftuar politikanët kosovarë që ta tejkalojnë ngërçin e ri politik, dhe të krijojnë kushte për funksionimin e plotë të institucioneve.

Thirrjen ai e bëri nëpërmjet një video-mesazhi të xhiruar nga veprimtari kosovar, Sali Bislimi.

Duke riukujtuar se Zvicra dhe Kosova janë të lidhura ngushtë mes vete për shkak të mërgatës së madhe në vendin helvetik, Nause që ka dekoratë presidenciale nga Kosova tha se dëshiron që vendi mik të jetë stabil.

“Do të ishte e bukur, nëse kjo paqëndrueshmëri të marr fund. Ne duam një Kosovë që ka marrëdhënie të qëndrueshme qeveritare. Një Kosovë ku ne si Zvicër kemi partnerë të vendosur, me të cilët mund ta planifikojmë të ardhmen”, tha ai.

Për promovimin që ia bën Kosovës në Zvicër, Nause më 2018, ishte dekoruar nga ish-presidenti Hashim Thaçi me Medaljen e Dhjetë vjetorit të Pavarësisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement