Deputeti Stojku: ISHP nuk mund të përpunojë më shumë se 500-600 teste të COVID-19 në ditë - Gazeta Express
string(88) "deputeti-stojku-ishp-nuk-mund-te-perpunoje-me-shume-se-500-600-teste-te-covid-19-ne-dite"

Gazeta Express

14/07/2020 18:24

Deputeti Stojku: ISHP nuk mund të përpunojë më shumë se 500-600 teste të COVID-19 në ditë

Gazeta Express

14/07/2020 18:24

Deputeti dhe mjeku Edmond Stojku tha për Euronews Albania se situata aktuale e epidemisë së COVID-19 në vendin tonë është në raport të drejtë me hapjen e masave pas një izolimi 3-mujor.

Sipas tij, strategjia e ndjekur nga qeveria është e mbështetur në metodika të vendet fqinje dhe evropiane, mbi bazën e gjurmimit dhe izolimit. Z. Stojku tha se numri i testimeve të kryera në vendin tonë është i mjaftueshëm, pasi sipas tij ato kryhen mbi bazën e një databaze ditore dhe një projeksioni të caktuar.

Lexo Edhe:

“Testime bëhen sa të duash. Nëse ne bëjmë 300 testime dhe nxjerrim 30 të infektuar, edhe në 3 mijë testime do nxjerrësh 300. Këto metodika janë të mbështetura në vendet fqinje dhe evropiane.

Mund të bësh 1 mijë testime, por laboratori i ISHP ka mundësinë e përpunimit për vetëm 500-600 teste. Edhe ne testojmë persona që nuk kanë COVID, sepse ne ndjekim zinxhirin e infeksionit”, tha z. Stojku.

Sipas tij izolimi pati anën e vet pozitive nga pikëpamja shëndetësore, por nga ana ekonomike solli impaktin negativ, siç ndodhi edhe në vendet më të industrializuara të botës.

“Bota u gjet e papërgatitur, OBSH u kritikua nga të gjitha shtetet, sidomos nga SHBA. Vendi ynë ishte i pari që mori vendimi për t’u mbyllur. Nga pikëpamja shëndetësore ja vlejti, por problemi është gjendja ekonomike që solli izolimi dhe kjo ndodhi në të gjithë botën”, tha z. Stojku.