string(62) "deputeti-snopce-pyet-ministrat-shqiptare-prej-kujt-po-fshiheni"

Maqedoni

Gazeta Express

31/05/2025 14:24

Deputeti Snopçe pyet ministrat shqiptarë: Prej kujt po fshiheni?

Maqedoni

Gazeta Express

31/05/2025 14:24

Deputeti i ASH, Halil Snopçe ka shprehur reagimin e tij pse në seancën për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve, nuk ishte prezent asnjë ministër shqiptar.

“Edhe pse kanë obligim të paraqiten para deputetëve dhe të presin deri në fund, nuk ishte as Izet Mexhiti, as Limani, as Durmishi, as Murtezani e as Arben Fetai”, thotë deputeti Snopçe.

Nga foltorja e Kuvendit, ai thotë se ka parashtruar pyetjen pse asnjë ministër shqiptar nuk është prezent?

“Pse nuk dalin para deputetëve? Prej nga frikësohen?”

Nga aty, deputeti Snopçe ka porositur ministrat shqiptar, të mos mërziten.

“Le të rrinë rahat. Nuk kemi ndërmend të pyesim Izetin në lidhje me akuzat a kryetares së Shkupit për mafian urbane. Poashtu nuk kemi ndërmend ta pysim Orhanin në lidhje me situatën katastrofale me eurointegrimet. E as ministrat tjerë nuk kemi ndërmend ti ngacmojmë. Po të kenë argumente për suksese në punën e tyre nuk dot hiknin nga ballafaqimi me deputetët”, thotë Snopçe.

Në fund, deputeti Snopçe thekson se ministrat shqiptarl duhet të rrinë rahat, “sepse do ti pysim vetëm në lidhje me problemet reale të qytetarëve ashtu siç bëra në vazhdimsi”.