Deputeti shqiptar në Kantonin e Bernit: Limaj i jep fund politikës nëse NISMA voton qeverinë Kurti - Gazeta Express
string(97) "deputeti-shqiptar-ne-kantonin-e-bernit-limaj-i-jep-fund-politikes-nese-nisma-voton-qeverine-kurti"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2025 11:00

Deputeti shqiptar në Kantonin e Bernit: Limaj i jep fund politikës nëse NISMA voton qeverinë Kurti

Lajme

Gazeta Express

17/04/2025 11:00

Korab Rashiti, deputet në kantonin e Bernit, ka komentuar situatën politike në Kosovë, ku pritet të arrihet një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, dhe NISMA-s të Fatmir Limajt, për krijimin e Qeverisë së re.

Rashiti ka thënë se nëse NISMA e voton një qeveri të re të Kurtit, atëherë, sipas tij, Limaj i djeg kartat dhe i jep fund politikës bashkë me partinë e tij.

‘‘Nëse 3 deputetët e NISMËS e votojnë një qeveri Kurti, atëherë Fatmir Limaj i djeg krejt kartat dhe i jep fund politikës bashkë me partinë e tij, që s’ka me ekzistu më përbrenda 4 viteve’’, ka thënë ai. /GazetaExpress