Fjalimi i deputetit serb Millosh Parandiloviq nga partia Fytyra e Re e Serbisë tërhoqi vëmendje të veçantë dhe u bë virale. Ai gjatë seancës në Serbi ka përshkruar pasqyrën e realitetit aktual në Serbi, duke përmendur kështu edhe dy njerëzit më kontrovers e që janë të lidhur me pushtetin serb, Milan Radoiciq dhe Zvonko Veselinoviq.
Ai tha se rezultatet e zgjedhjeve në Kosjeriq dhe Zajeçar me 8 qershor, i dërgoi një mesazh të qartë SNS-së së Aleksandar Vuciqit.
“Nëse atë ditë do të kishte zgjedhje parlamentare në Serbi, ju – organizata kriminale e Aleksandar Vuçiqit – do të ishit zhdukur nga skena politike”, tha ai.
Përgjatë këtij fjalimi, ai përmendi edhe botën e krimit, në të cilën përfshihen serbë që kanë qenë të deleguar nga Serbia për tëe krijuar probleme në Kosovë.
“Zvonko Veselinoviq është i kotë, Milan Radoiçiq është i kotë, sarajet që po ndërton Sinisha Mali janë të gjitha të kota për ju, ju jeni në gjunjë. Serbia nuk ju do më. Ju po shkoni në plehra të historisë. Zoti i ndihmoftë xhelatët përparimtarë të Serbisë”, tha deputeti.
Parandiloviq tha se Vuciq dhe partia e tij, e ka sjell Serbinë në një përmbysje të realitetit.
“Ne nuk e dimë më në çfarë Matrice jetojmë. Ju po vidhni veten. Ata po gjejnë materiale votimi në kontejnerë. Kjo është Serbia për të cilën po flisni. Dhe kjo është e gjitha për asgjë, ju jeni në gjunjë. Serbia nuk ju do më. Kjo duhet të jetë e qartë për ju”.