Deputeti Selmanaj i AAK’së del pozitiv me Covid-19 - Gazeta Express

Deputeti Selmanaj i AAK’së del pozitiv me Covid-19

Lajme

Gazeta Express

11/07/2020 19:11

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se është infektuar me Covid-19.

Selmanaj brenda 10 ditëve është testuar dy herë, ku në herën e dytë ka dalë pozitiv.

Ai gjithashtu tha se para pak orëve ka shkruar se ka dalë negativ, megjithatë ishte vetëm një keqkuptim.

 “Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut! Para pak qasteve më thirren nga Instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv! Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë”, ka shkruar Selmanaj.