Deputeti Nezir Kraki, anëtar i partisë Guxo dhe pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, paralajmëron një “luftë botërore”.
“Me gjasë po shkohet drejt një lufte botërore”, tha ai, duke komentuar zhvillimet globale.
“Presidenti francez sapo njoftoi që Franca ka vendosur ta rris arsenalin bërthamor duke prodhuar koka të reja bërthamore. Ai poashtu tha se tash e tutje Franca nuk i jep më informacione apo llogari askujt rreth kapaciteteve bërthamore”, shkroi ai në një postim në Facebook.
“Ndërkohë Franca dhe UK, dy vendet e vetme në Evropë me arsenal bërthamor, po punojnë për « bashkimin » e fuqisë bërthamore në mbrojtje të Evropës”, shton Kraki.
Deputeti kosovar thotë se “me këto që po ndodhin në Lindjen e Mesme dhe çrregullimin e rendit botëror që tash veç doli në stad të ri, gjasat janë më shumë për keq sesa për mirë në vitet që vinë”.