Deputeti kanadez kërkon falje pasi u shfaq nudo në Zoom - Gazeta Express
string(55) "deputeti-kanadez-kerkon-falje-pasi-u-shfaq-nudo-ne-zoom"

Fun

Gazeta Express

15/04/2021 10:21

Deputeti kanadez kërkon falje pasi u shfaq nudo në Zoom

Fun

Gazeta Express

15/04/2021 10:21

Një deputet kanadez u shfaq krejtësisht nudo në një mbledhje me Zoom të një komisioni parlamentar. 46-vjeçari William Amos kishte hapur kamerën pa dashje, në momentin kur po ndërrohej për t’u bërë gati për mbledhjen.

Deputeti kërkoi menjëherë falje për incidentin: “Videoja u hap kur po vishja rrobat e punës, pasi isha kthyer nga vrapi. I kërkoj falje të gjithë kolegëve. Ishte pa qëllim dhe nuk do të përsëritet më”.

Lexo Edhe:

Disa nga kolegët e tij përfituan për ta ngacmuar deputetin, me njërin prej tyre që tha: “Duhet t’i kujtojmë anëtarëve të komisionit, sidomos meshkujve, që kravata dhe xhaketa janë të detyrueshme, por të detyrueshme janë edhe këmisha, mbathjet ose pantallonat”./A2CNN