Deputeti i VV'së kërkon tash zgjedhje të reja - Gazeta Express
string(44) "deputeti-i-vvse-kerkon-tash-zgjedhje-te-reja"

Deputeti i VV’së kërkon tash zgjedhje të reja

Gazeta Express

01/08/2020 17:07

Deputeti i VV’së, Gazmend Gjyshinca ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Gjyshinca përmes Facebook-ut ka shkruar se qeveria Hoti po thellohet në dështim dhe ka kërkuar nga e njëjta dorëheqje.

Lexo Edhe:

“DORËHEQJE! Çdo ditë që kalon po thelloheni më shumë në dështim.
Bëni mirë vetës e qytetarëve, hapni rrugë zgjedhjeve të reja për institucione me legjitimitet demokratik”, ka shkruar Gjyshinca.

 Mbajtjen e zgjedhjeve të reja po e kërkon edhe anëtarja e VV’së, Albulena Haxhiu teksa ka thënë se kryeministri Hoti dhe koordinatori shtetëror Skender Hyseni nuk kanë legjitimitet të përfaqësojnë Kosovën në dialog.