string(104) "deputeti-i-vv-se-thote-se-nuk-eshte-alternative-nderrimi-i-emrit-te-albulena-haxhiut-per-kryeparlametare"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 13:31

Deputeti i VV-së thotë se nuk është alternativë ndërrimi i emrit të Albulena Haxhiut për kryeparlametare

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 13:31

Një ditë përpara seancës së nëntë për konstituimin e Kuvendit, deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, për RTV21 ka thënë se nuk është alternativë ndërrimi i emrit të kandidates Albulena Haxhiu për kryeparlametare.

Ai ka thënë se partitë e ish-opozitës duhet ta votojnë Albulena Haxhiun.

‘’Ata që i kanë votat pro nuk janë bllokuesit, bllokuesit janë ata që i kanë votat kundër. Ne po na thonë se jemi bllokuesit po në të vërtetë bllokuesit janë ata që nuk po e duan zgjedhjen e kryeparlamentarit. LVV-ja e ka dhënë emrin e kandidates për kryeparlamentare prandaj edhe presim nga partitë opozitar të mos vazhdojmë të bllokojnë Kuvendin. Nuk është alternativë ndërrimi i emrit të kandidatit. Kandati është zgjedhur nga LVV-ja si grupi më i madh parlamentar, mirëpo pres reflektimin e kolegëve tonë nga opozita që ta votojnë emrin tonë të propozuar dhe të vazhdojmë tutje. LVV-ja është e gatshme për zgjedhje, por kishte me qenë mirë të krijohen institucionet dhe të mos shkojmë në zgjedhje”, tha Thaçi