Halil Thaqi- kandidat i LVV-së për Obiliq dhe njëherësh deputet i Kuvendit ka deklaruar se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale LVV së bashku me ndonjë parti opozitare do ta formojë qeverinë.
Thaqi pret se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, kuvendi të konstituohet dhe qeveria të formohet.
Derisa, ai shtoi se partitë opozitarë kanë pasur qëllimin që të shkojnë në zgjedhje lokale pa themelimin e institucioneve të Kosovës.
Në fund, deputeti tha se në këto zgjedhjet lokale VV-ja do t’i fitojë shumicën e komunave të Kosovës.
“Unë si deputet i Kuvendit të Kosovës, pres që do të reflektojnë opozita dhe sigurisht pas zgjedhjeve lokale do të bëjmë qeverinë bashkë me ndonjë subjekt politik nga opozita, ne i kemi bërë ofertë konkrete LDK-së dhe pres që pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të zgjidhet ky ngërç. Unë jam i bindur që LDK, PDK e AAK kanë dëshiruar që të shkojnë ashtu siç erdhëm në zgjedhje lokale pa themelimin e institucioneve të Kosovës. Në këto zgjedhje lokale VV-ja do t’i ketë shumicën e komunave anë e mbanë Kosovës”, ka deklaruar Thaqi në Tëvë1.