Deputeti i VV-së sulmon gjyqtarët e Kushtetueses para vendimit: Ta shoh ata ish-PAN'ista çka do t'më thonë mua - Gazeta Express
string(107) "deputeti-i-vv-se-sulmon-gjyqtaret-e-kushtetueses-para-vendimit-ta-shoh-ata-ish-panista-cka-do-tme-thone-mua"

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 16:16

Deputeti i VV-së sulmon gjyqtarët e Kushtetueses para vendimit: Ta shoh ata ish-PAN’ista çka do t’më thonë mua

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 16:16

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, në një intervistë për Tëvë1, ka sulmuar gjyqtarët e Kushtetueses para vendimit të ri që pritet ta marrin për bllokadën e re në Kuvend që u shkaktua pas votimit me short për një nënkryetar të komunitetit serb.

Rexhaj i ka cilësuar gjyqtarët si ish-PAN’ista, meqë sipas tij ata janë emëruar në kohën kur ishte në pushtet PDK, AAK dhe NISMA.

Rexhaj ka thënë se do të pres e të shohë nëse Kushtetuesja do të urdhërojë votimin për Listën Serbe.

“Qata gjykatës, qata ish-PAN’ista me e pa çka më thojnë mu. A me urdhrojnë me votu Listën Serbe a jo. Kjo është pyetja ime, këtu duhet me e pasë fokusin si deputet por edhe si shqoni”, ka thënë Rexhaj për Tëvë1./Express/