Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Driton Hyseni, ka thënë se pas certifikimit të rezultateve do të fillojnë negociatat për formonin e Qeverisë. Megjithatë, ai ka përjashtuar çdo mundësi të bashkëpunimit pa postin e kryeministrit.
‘’Nuk shoh ndonjë mundësi që partia fituese të heq dorë nga posti i kryeministrit dhe atë të ja jap dikujt që mund të ketë marrë ndoshta as gjysmën e votave që ka marrë partia fituese. Unë mendoj se kjo e lëndon demokracinë dhe të gjitha proceset që mund të derivojnë nga angazhimet tona politike institucionale’’, tha Hyseni për RTV21
Deputeti Hyseni shprehet i bindur se LVV-ja do ta krijojë Qeverinë e re. Sipas tij, përveç deputetëve të partive minoritare jo serbe mund të ketë edhe deputetë të partive të tjera shqiptare që do të votojnë për Qeverinë Kurti
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...