Edhe pse rezultate zyrtare nga ana e KQZ-së ende nuk kemi për zgjedhjet 9 shkurtit, tashmë janë bërë publike shumë prej votave që kanë marrë kandidatët për deputetë nga partitë e ndryshme, shkruan Gazeta Express.
Më shumë se të tjerat, në sy bie lista e VV-së, ku nga votat e numëruara deri tani shumë figura që kanë qenë edhe me pozita të larta në qeveri, kanë pësuar rënie në votë.
Deri me tani, deputeti i kësaj partie, Armend Muja, është një nga ata që kanë pësuar rënie në votë.
Në 2021, Muja kishte afër 44 mijë vota.

Ndërsa në këto zgjedhje, deri më tani sa janë numëruar, Muja ka 19343 vota.

Gjatë kësaj kohe, Muja, deri më tani i bie që ka humbur mbi 20 mijë vota.
Këto të dhëna janë nga votat e numëruara deri më tani. /GazetaExpress
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...