Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka deklaruar se posti i kryetarit të Kuvendit i takon VV-së, duke u bazuar në rezultatet zgjedhore por edhe në Kushtetutë.
Thaçi theksoi se megjithëse nuk ka ende një vendim zyrtar, emri më i përmendur për këtë post është Glauk Konjufca.
“Ta shohim si po ecë seanca të martën. Po ia lëmë kohës. Edhe me ligj edhe me Kushtetutë VV-së i takon kryeparlamentari,” u shpreh ai.
Sipas tij, Konjufca është kandidati më i mundshëm për kreun e Kuvendit, pasi është politikani më i votuar pas kryeministrit Albin Kurti.
“Ai që ka vota më shumë pas Albinit, e që ka më shumë vota se sa subjekti më i madh opozitar, është vetë Glauk Konjufca. Nuk kemi ndonjë takim apo diçka tjetër zyrtarisht, mirë, por unë po e them dhe ashtu e mendoj që emri që do të duhej, do të jetë Konjufca,” theksoi Thaçi për FrontOnline.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...