Deputeti i Vetëvendosjes Enver Haliti, thotë se vendimi për rritjen e pensioneve nuk lidhet me fushatën zgjedhore.
“Konsideroj që nuk është një vendim që lidhet me fushatën zgjedhore për shkak se zgjedhjet ka një kohë diku pesë muaj që do të mbahen. Ende zyrtarisht nuk ka filluar fushata”, tha ai.
Haliti tutje deklaroi se kjo rritje bazohet në përformancen financiare që ka treguar Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës.
“Gjithë kjo rritje, bazohet në përformancen financiare që ka treguar specifikisht Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës, ku kemi tejkalim të planifikimeve vjetore që kanë këto dy institucione dhe duke u bazuar në rritje të të hyrave Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga muaji tetor të bëjë rritjen e të gjitha pensioneve me vlerën 20 për qind”, u shpreh ai në Klankosova.
Agjencia Kosovare e Privatizimit (“Agjencia”) i njofton palët e interesuara me Vendimet e Bordit të Drejtorëve, BD 213/10, të...