Deputeti i vetëm i Vetëvendosjes që i uroi ditëlindjen Presidentit Rugova - Gazeta Express
string(73) "deputeti-i-vetem-i-vetevendosjes-qe-i-uroi-ditelindjen-presidentit-rugova"

Deputeti i vetëm i Vetëvendosjes që i uroi ditëlindjen Presidentit Rugova

Gazeta Express

02/12/2019 18:18

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjës Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur urime për ditëlindjen e 75-të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Për shumë vjet pjesë e LDK’së, Bulliqi nuk ka harruar ta urojë ish-liderin shumëvjeçar të LDK’së.

Lexo Edhe:

“Urime datëlindja e 75 -të, president Rugova!”, ka shkruar deputeti i LDK’së për presidentin që vdiq në janar të vitit 2006.

Ndërkaq ky është urimi i vetëm për ish-presidentin nga adresa e Vetëvendosjes.

Njohja e figurës së Rugovës ka qenë një nga konfliktet e përhershme të LDK’së dhe VV’së që tash po tentojnë të bëjnë marrëveshje të përbashkët për qeverisje.

Lideri i VV’së, Albin Kurti, dhe zyrtarë të kësaj partie asnjëherë nuk kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-udhëheqësit të LDK’së dhe ish-kryetarit të Kosovës. /Express/