Deputeti i PDK-së thotë se në disa shkolla punëtorët teknikë e bëjnë dezinfektimin e objektit vetëm me ujë - Gazeta Express
string(104) "deputeti-i-pdkse-thote-se-ne-disa-shkolla-punetoret-teknik-e-bejne-dezinfektimin-e-objektit-vetem-me-uje"

Gazeta Express

18/09/2020 12:01

Deputeti i PDK-së thotë se në disa shkolla punëtorët teknikë e bëjnë dezinfektimin e objektit vetëm me ujë

Gazeta Express

18/09/2020 12:01

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, në seancën e sotme të Kuvendit ka pasur disa pyetje për ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se nuk është normale që në shkolla matjen e temperaturës për nxënësit ta bëjnë punëtorët teknikë.

Sipas tij, një gjë të tillë duhet ta bëjnë punëtorët shëndetësorë, njësoj si ndodh në Kuvend të Kosovës.

“Pse në Kuvend deputetëve po ju bëhet matja e temperaturës nga profesionistët shëndetësor, pse këtë punë edhe në Kuvend nuk po e bëjnë punëtorët teknik, sa është e rëndësishme jeta jonë njëjtë është edhe jeta e fëmijëve, ky është diskriminim”, ka thënë ai.

Hoxha thotë se në disa shkolla ka informacione se dezinfektimi bëhet vetëm me ujë.

“Në të gjitha shkollat dezinfektimin janë duke e bërë punonjësit teknikë, kam informacione se në disa shkolla përdoret ujë për dezinfektim e kjo paraqet rrezik të madh”, ka thënë deputeti i PDK-së. /GazetaExpress/