Tashmë janë bërë shtatë muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, por ende nuk është formuar qeveria e re.
Madje edhe Kuvendi ka mbetur i bllokuar për shkak të lëndëve të vazhdueshme në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë, krejt këtë, deputeti i PDK-së, Fadil Demaku e quan zvarritje të qëllimshme, meqë, sipas tij, Vetëvendosje nuk i ka numrat për ta formuar qeverinë e ri.
“Vetëvendosje prej kur ka fillu procesi i zgjedhjeve gjithë here ka manipulu opinionin se i ka numrat për qeveri, por nuk i ka. Koha ka treguar që këto veprime kanë qenë të qëllimshme, sepse ata kanë dashur të ecet tutje duke shfrytëzuar të gjithë kapacitetet e institucioneve në funksion të partisë së tyre. Ata vazhdojnë edhe tutje duke bërë bllokada të njëpasnjëshme, të qëllimshme dhe duke shfrytëzuar afatet ligjore për shkeljet kushtetuese që i kanë bërë më vetëdije gjatë gjithë këtij procesi, dhe natyrisht që ende janë duke vazhduar me drejtimin e njëjtë”, ka thënë Demaku për IndeksOnline.
Ai thotë se tani nuk mund të parashikojë se si do të ecet tutje, meqë vendi është në bllokadë dhe ka mosfunksionim për shkak të lëndës në Gjykatën Kushtetuese, dhe janë të detyruar të presin deri në vendimin e Kushtetueses.
Gjykata Kushtetuese ka vendos masë të përkohshme deri më 30 shtator, pasi Lista Serbe është ankuar për çështjen e nënkryetarit