Deputeti i PDK-së: S'kemi votë për qeverinë Konjufca - Gazeta Express
string(50) "deputeti-i-pdk-se-skemi-vote-per-qeverine-konjufca"

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 6:55

Deputeti i PDK-së: S’kemi votë për qeverinë Konjufca

Lajme

Gazeta Express

12/11/2025 6:55

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka bërë të qartë qëndrimin e partisë së tij në lidhje me kandidaturën e Glauk Konjufcës për kryeministër.

Ai tha se PDK-ja nuk do ta mbështesë Konjufcën dhe se partia është e vendosur që të shkohet sa më shpejt në zgjedhje të reja.

“Jo, qëndrimi i PDK-së është i qartë: sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje”, tha Behrami.

Behrami tha se qytetarët e Kosovës e kanë parë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk dinë të qeverisë.

Teksa shtoi se Kurti është abuzuesi më i madh në historinë e Kosovës që ka të bëjë me besimin e qytetarëve.

“Qytetarët e kanë parë që Albin Kurti nuk dinë me qeverisë. Albin Kurti ka marrë besimin më të madh të qytetarëve në historinë e Kosovës dhe ky është abuzuesi më i madh në historinë e Kosovës të këtij besimi të cilën e ka shndërruar në stangnim, prandaj këto shantazhe që i ka bërë ne zgjedhjet lokale, duke e bërë një hartë ndarëse idelogjike”, theksoi ai. /Rtv21

Advertisement
Advertisement
Advertisement