Deputeti i PDK-së: Partia s'e di, por unë si Nait Hasani s'e votoj asnjë nga LVV, janë shkelës të Kushtetutës - Gazeta Express
string(104) "deputeti-i-pdk-se-partia-se-di-por-une-si-nait-hasani-se-votoj-asnje-nga-lvv-jane-shkeles-te-kushtetutes"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 17:02

Deputeti i PDK-së: Partia s’e di, por unë si Nait Hasani s’e votoj asnjë nga LVV, janë shkelës të Kushtetutës

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 17:02

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka dhënë një deklaratë të prerë në emisionin Kosova Live në T7, lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në seancën e nesërme.

Ai tha se, ndonëse PDK-ja si parti ende nuk ka marrë një qëndrim zyrtar, personalisht është i vendosur të mos e mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes.

“Unë si Nait Hasani nuk e votoj asnjë deputet të VV-së, sepse ata janë shkelës të Kushtetutës”, deklaroi ai n, duke e theksuar disa herë qëndrimin e tij.

Sipas Hasanit, vendimet e fundit të Vetëvendosjes kanë dëshmuar, siç u shpreh ai, mosrespektim të normave kushtetuese, gjë që e bën të papranueshme votën e tij për ndonjë emër të propozuar nga kjo parti.