Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani e bëri të qartë se “është pjesë e pazareve pëer krijimin e institucioneve” me kërkesën për masë të përkohshme ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se presidentes “i duhet kohë për ta bindur partnerin e ardhshëm politik”.
“Me kërkesën për masë të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese, u bë krejtësisht e qartë se edhe Presidentja është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve. Ajo ende nuk e ka përcaktuar qartë pozicionin e saj personal.
Zonjës Presidente i duhet kohë për ta bindur partnerin e ardhshëm politik, qoftë të ri apo të vjetër.
Sa më shumë kaos institucional, aq më të vlefshëm bëhen politikanët populistë para militantëve të tyre” – ka shkruar ai.