Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë që t’i lërë nipat për dasma, e mos t’i vendos nëpër instiucionet e vendit.
Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kundërshtuar që të futet në rend të ditës ratifikimi i anëtarëve të KShC-së, shkruan Gazeta Express.
“E kundërshtojmë që sot të vendoset në rend të ditës një çështje të tillë, kjo çështje duhet të kthehet në pikën zero. Mendojmë që duhet të ndalet kjo qasje Ad-Hoc”, tha ai.
Tutje, Tahiri i tha Kurtit që nëpër institucionet e Kosovës t’i vendosin profesionistët dhe jo nipat.
“Ia përkujtojmë kryeministrit, që në mesin e këtyre njerëze është edhe njëri nga nipat e juve, dhe është mrie që nipat me i lon për dasma dhe neja familjare e jo me i pru nëpër institucione të rëndësishme, sepse në fund të fundit këtë e keni propozuar edhe mbi këtë bazë keni arrit me i bind njerëzit që nipat janë institucione dhe i keni fitu zgjedhjet. Mos i bëni gabimet e njëjtë, lej nipat për dasma e neja familjare dhe bjeri profesionistët në institucionet”, tha Tahiri.
Sot Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare, e ku në rend dite është edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut.