Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, është takuar me ish-emisarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Behrami përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë edhe një fotografi nga takimi.
Në fotografinë e publikuar, Behrami dhe Grenell shihen në një ambient zyrtar me flamurin amerikan në sfond. Deputeti i PDK-së ka falënderuar Grenellin për mikpritjen dhe bisedën konstruktive.
“Me Ambasadorin Grenell-një mbështetës i madh i Kosovës dhe një luftëtar i palëkundur për drejtësi!”, ka shkruar Behrami.
Richard Grenell ka qenë një figurë kyçe në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë gjatë administratës Trump dhe vazhdon të mbetet një emër me ndikim në politikën amerikane.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...