Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi “hoqi” kostumin e politikanit, për t’iu bashkuar konkurrentëve të Dancing With The Stars.
Ligjvënësi demokrat, i njohur për batutat e tij në Kuvend dhe jashtë sallës së Parlamentit, do të ketë partnere kërcimi balerinën e TOB, Livia.
Ai u shpreh se sfidën e ka marrë përsipër me shumë dëshirë, por theksoi se “partnerja e tij” po ia nxin jetën.
I pyetur se si e pritën kolegët e tij, Korreshi theksoi se ata ia njohin tipin dhe nuk iu bëri shumë habi.
“Askush nuk e di që unë kam dhe 50 piktura. Kam qejf shumë gjëra. Edhe futboll kam luajtur. E kam marrë sfidën e ardhshme me dëshirë, besoj nuk do ju zhgënjej. Provat po shkojnë mirë.
Partnerja në kërcim ma nxin jetën për të gjitha se kështu është puna, por arma ime e fortë është që duroj shumë. Kolegët tashmë e dinë tipin tim prandaj nuk u bëri shumë habi. O do vazhdoj të jem politikan, o do vazhdoj të shes shalqi, kjo është 100 % e sigurtë”, tha Saimir Korreshi.