string(49) "deputeti-i-pd-godet-me-grusht-shoferin-e-kamionit"

Shqiperi

Gazeta Express

04/05/2025 12:07

Deputeti i PD përleshje fizike me shoferin e kamionit

Shqiperi

Gazeta Express

04/05/2025 12:07

Një sherr është shënuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Bilishtit ku është përfshirë deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati. Nallbati së bashku më vëllanë e tij ka qenë duke udhëtuar me një makinë dhe në një kryqëzim i kanë zënë rrugën drejtuesit të një kamioni.

Dyshohet se sherri ka qenë momental për çështje parakalimi, por më pas ai ka degraduar deri në përdorimin e grushteve.

Policia bën me dije se është arrestuar Alti Nallbati, vellai I Bledjon Nallbatit ndaj të cilit rëndojnë veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Blutë sqarojnë se edhe Bledjon Nallbati është përfshirë në sherr pasi fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën, por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shoferin.