string(75) "deputeti-i-lvv-se-thote-se-harta-e-fitores-se-vv-se-eshte-makthi-i-opozites"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 8:36

Deputeti i LVV-së thotë se harta e fitores së VV-së është makthi i opozitës

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 8:36

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi,për FrontOnline ka akuzuar opozitën për bllokim të procesit të konstituimit të institucioneve, duke e cilësuar këtë si pjesë të një fushate të parakohshme për zgjedhjet lokale.

Thaçi tha se opozita po keqinterpreton qëllimisht procesin e votimit në Kuvend.

“Nuk po votohet për Albulena Haxhiun, por po votohet për një komision, për votim të fshehtë brenda Kuvendit, duhet me i dallu gjërat,” theksoi ai.

Deputeti i LVV-së u shpreh se kjo është hera e 18-të që ndodh një veprim i tillë.

“Prandaj, kjo është hera e 18-të që opozita është për bllokimin e krijimit të institucioneve,” u shpreh Thaçi.

Ai gjithashtu akuzoi opozitën se ka nisur fushatën që nga fillimi i shkurtit, duke e lidhur këtë me suksesin elektoral të Vetëvendosjes në nivel vendi.

“Nga 9 shkurti opozita e ka filluar fushatën sepse makthi i tyre ka qenë harta e fitores së VV anë e mbanë Kosovës,” tha ai për FrontOnline.

Thaçi potencoi se bllokimi i Kuvendit është dëshmi se opozita nuk është e interesuar për funksionimin e institucioneve qendrore..

“Kur opozita e ka blloku Kuvendin, po tregon qartë se ajo është në fushatën e zgjedhjeve lokale, dhe po tenton që mos me pas institucione të nivelit qendror,” deklaroi deputeti.

Deputeti Thaçi u shpreh se nuk beson se opozita ka ndonjë interes për të ndihmuar në formimin e institucioneve.

“Nuk mendoj dhe nuk besoj se opozita është e interesuar për formimin e institucioneve. Kjo është parafushatë e zgjedhjeve lokale e tyre,” përfundoi ai

aaaaa