Deputeti i LVV-së për deklaratën e Shpend Ahmetit: Ka qenë i dehur! E ka humbë kontrollin - Gazeta Express
string(87) "deputeti-i-lvv-se-per-deklaraten-e-shpend-ahmetit-ka-qene-i-dehur-e-ka-humbe-kontrollin"

Deputeti i LVV-së për deklaratën e Shpend Ahmetit: Ka qenë i dehur! E ka humbë kontrollin

Gazeta Express

18/10/2020 12:53

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se Shpend Ahmeti do të mbahet mend gjatë për shkatërrimin e Prishtinës.

Rrahmani ka insistuar sërish se nuk do të lejohet që të bëhet me pagesë hyrja e qytetarëve me vetura nga vendet e tjera të Kosovës për në Prishtinë. Sipas tij, Ahmeti gjatë kësaj deklarate “me siguri ka qenë i dehur dhe e ka humbë kontrollin”.

Lexo Edhe:

“Mirë që i kanë mbetë edhe disa muaj, e keq që do të mbahet mend gjatë për shkatërrimin e Prishtinës.”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se përmes projektit në të cilin planifikohet të ndërtohen edhe unazat, parashihet edhe zgjidhja e problemit të trafikut të ngarkuar. Sipas tij, hyrja me pagesë në kryeqytet do ta eliminojë tollovinë në komunikacion, pasi që siç thotë ai zgjerimi i rrugëve nuk është zgjidhje.

Shpend Ahmeti, gjatë kësaj deklarate me siguri ka qenë i dehur!!! E ka humbë Kontrollin?Hyrja e qytetarëve në Prishtinë nuk mund të bëhet me pagesë, është kundër ligjore dhe nuk do të lejohet një veprim i tillë në asnjë mënyrë. Mirë që i kanë mbet edhe disa muaj, e keq që do të mbahet mend gjatë për shkatërrimin e Prishtinës.

Publiée par Eman Rrahmani sur Dimanche 18 octobre 2020