Deputeti i LDK’së: Njohuritë e Zemajt në shëndetësi janë të mangëta - Gazeta Express
string(65) "deputeti-i-ldkse-njohurite-e-zemajt-ne-shendetesi-jane-te-mangeta"

Deputeti i LDK’së: Njohuritë e Zemajt në shëndetësi janë të mangëta

Gazeta Express

07/07/2020 17:36

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19, në një lidhje direkte për emisionin Frontal të T7, ka thënë se situata me pandeminë ka dalë jashtë kontrollit

Avdyli ka treguar se si e sheh ai Armend Zemajn si ministër të Shëndetësisë.

Lexo Edhe:

“Armend Zemaj është politikan i vjetër edhe pse është në moshë të re, ka përvojë në Parlament dhe i njeh politikat. Mendoj se përvoja si politikan mund t’i shërbejë. Njohuritë e tij rreth shëndetësisë janë më të mangëta por besoj se do të arrijë ti kap ato problem dhe shumë shpejt të tregojë suksese. Nuk mund të them se Armendi është ministër i pasuksesshëm, por situata me COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit dhe s’është faji vetëm I Armend Zemajt”, ka thënë Avdyli./Express/