Deputeti i LDK'së godet Kurtin: Taksën nuk po e heq edhe për shkak të garës në Podujevë - Gazeta Express
string(85) "deputeti-i-ldkse-godet-kurtin-taksen-nuk-po-e-heq-edhe-per-shkak-te-gares-ne-podujeve"

Deputeti i LDK’së godet Kurtin: Taksën nuk po e heq edhe për shkak të garës në Podujevë

Gazeta Express

08/03/2020 20:35

Deputeti i LDK’së, Arban Abrashi, ka thënë se qeveria po e shtyn heqjen e taksës për shkak të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në Podujevë.

Zgjedhjet lokale në këtë komunë mbahen me datën 15 mars, dhe në garë janë vetëm tre kandidatë të partive më të mëdha në Kosovë.

Lexo Edhe:

“Sot një javë, janë zgjedhjet në Podujevë; e në mesin e shumë arsyeve, heqja e tarifës po shtyhet edhe për shkak të garës në Podujevë”, ka shkruar Abrashi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai shton se Kosova nuk mund të prishet me SHBA’në për shkak të zgjedhjeve në këtë komunë, dhe thotë se kandidati i LDK’së do të jetë fitues.

“Ndërlidhja e vendimmarrjes për heqjen e tarifës me zgjedhjet në Podujevë, është gabim dhe keq që ka ndodh. Kryetari i ri i Podujevës do të jetë Nexhmi Rudari! Nuk mund të na prishni me Washington!”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se taksa do të largohet për lëndën e parë që vjen nga Serbia dhe Bosnja prej 15 marsit, ndërkohë ajo do të largohet tërësisht me datën 1 prill për një periudhë 90 ditore.

Ndryshe, në Podujevë po mbahen zgjedhjet lokale pasi që ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, dha dorëheqje për ta marrë postin e ministrit të Punëve të Brendshme.

LDK, VV dhe PDK po garojnë për të fituar këtë komunë.  /Express/