Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, ka njoftuar përmes Facebookut se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton Gazeta Express.
Rudi ka thënë se ka bërë testin pas disa problemeve që i janë shfaqur gjatë ditës së djeshme.
Ai thotë se trajtimin do ta vazhdojë në shtëpi, e se për dy javë do të jetë në vetizolim. /Express/