Deputeti i LDK-së: Vetëvendosja e ka shkatërruar KEK-un, në vend të 800 megavatëve po prodhohen vetëm 110 - Gazeta Express
string(103) "deputeti-i-ldk-se-vetevendosja-e-ka-shkaterruar-kek-un-ne-vend-te-800-megavateve-po-prodhohen-vetem-110"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 11:27

Deputeti i LDK-së: Vetëvendosja e ka shkatërruar KEK-un, në vend të 800 megavatëve po prodhohen vetëm 110

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 11:27

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka folur edhe për krizën prodhuese në të cilën gjendet KEK-u. Sipas njoftimit të KESCO-s, sot KEK është duke prodhuar vetëm 110 megavatë rrymë dhe sipas Mustafës, prodhimi i KEK-ut do të duhej të ishte mbi 800 megavatë.

Ai ka thënë se pjesa tjetër e rrymës po sigurohet nga importi me çmim shumëfish më të lartë, shkruan Express.

Deputeti i LDK-së ka rikujtuar se LVV e ka kundërshtuar projektin Kosova e Re dhe se tregtarët e rrymës të afërt me partinë e Kurtit po përfitojnë nga kjo situatë, duke përmendur Martin Berishajn.

“KESCO deklaron që vetëm blloku A3 po prodhon 110 megavat, derisa do të duhej të kishim mbi 800 megavatë. Shumica e rrymës po importohet, dhe kjo importohet me çmim shumëfish më të lartë. VV vazhdimisht ka kundërshtuar ngritjen e kapaciteteve të reja vendore. Kanë kundërshtuar Kosovën e Re, dhe me ardhjen e tyre në pushtet e kanë dështuar përfundimisht këtë projekt”, ka thënë Mustafa.

Mustafa e ka akuzuar LVV-ja e ka “shkatërruar” dhe “kolapsuar” KEK-un përmes menaxhmentit që kanë zgjedhur.