Deputeti i LDK-së që po paralajmëron trazira në Kosovë - Gazeta Express
string(54) "deputeti-i-ldk-se-qe-po-paralajmeron-trazira-ne-kosove"

Gazeta Express

06/12/2019 9:30

Deputeti i LDK-së që po paralajmëron trazira në Kosovë

Gazeta Express

06/12/2019 9:30

Të enjten pasdite, Avokati i Popullit e ka dërguar Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Lexo Edhe:

Ai e ka quajtur këtë vendim plan të presidentit Hashim Thaçi, i cili do ta dërgojë vendin në trazira.

“Filloi jetësimi i skenarit të Hashim Thaqit me shokë, për trazira sociale e politike nê Kosovë deri në rebelim. Aktorë në këtë skenar pa dijen e tyre e joqëllimshëm janë shumë qytetarë të pafajshëm, punëtorë në shëndetësi, arsim, polici, drejtësi, media, politikë, por jo të gjithë, disa janë duke punuar sipas skenarit tani të zbuluar”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi:

(Plani nuk êshtê më top sekret, mund ta shpërndani)

Aktorë në këtë skenar pa dijen e tyre e joqëllimshëm janë shumë qytetarë të pafajshëm ,punëtorë në shëndetësi, arsim, polici, drejtësi, media, politikë, por jo të gjithë , disa janë duke punuar sipas skenarit tani të zbuluar.

Zgjedhjet e 6 tetorit prodhojnë ndryshim . Por PDK në “heshtje” edhe pas rënjes nga pushteti?!!

Plani destabilizues me etapa:

1. Prolongim i rezultatit zgjedhor maksimalisht(tetor- janar) permes KQZ,PZAP, gjykata sa që qytetari ta humb entuziazmin e të dëshprohet.

2. Ngjizja e koalicionit VV-LDK të pengohet me çdo kusht. Duke zvogëluar numrin deputetëve, duke krijuar atmosferë armiqesore brenda deri në dështim. Pastaj VV të akuzohet si e paaftë për krijim të aleatëve pêr qeverisje, e LDK si bllokuese .

3. Shërbyesit civil që presin pêr fundvit rritjen e pagave. BLLOKO rritjen e rrit pakënaqësinë e tyre.

4. Avokati i popullit (me 5 dhjetor) si institucion i “pavarur” nga politika por jo nga Thaqi, dërgon ligjin në kushtetuese.

5. Gjykata kushtetuese bllokon implementimin e ligjit dhe alokimin e pagave me rritje për punëtorët.

6. Sindikatat e “pavarura” nga politika por jo nga klani i Thaqit , ( më 6 dhjetor) bëjnë thirrje për mobilizim për greva e për revoltë popullore deri në bllokim të shërbimeve shëndetësore deri në dëmtim të pacientëve, paralizim të arsimit deri në revoltë të prindërve, dhe ne fund anarki nê rend e ligj në lagje e qytete nga greva e policëve. E çuditshme se si heshtën sindikatat 9 muaj (që memorandum kanë me PAN të nenshkruar ne fushatë edhe atë para mediave) edhe kur u prolongua implementimi i ligjit problematik per paga, e menjëherë pas 6 tetorit riaktivizohen.

7. Qeveria edhe nëse fillon e paralizuar dhe kohën e kalon në zgjidhjen e krizês qê se shkaktoi ajo dhe ska as mekanizmat për ta zgjidhur. Menaxhmenti i “apolitik” institucioneve shëndetësore, arsimore e policore inkurajon e ndhmon si asnjeherë më parë sindikatat për mbarëvajtjen e grevës dhe ska kush ti shkarkon.

7. Kjo situatë duhet prodhojë debakël institucional e pastaj zgjedhje të reja , rikthim të klanit PAN e pronto në pushtet. Dhe menjëherëj ndalje të grevave , qetësi sociale, pagat pa rritje ose me rritje por me rëndësi pushtetarët e djeshëm në pushtet.

A do jeni pjesë e këtij skenari edhe ju ? Shumë vështirë do keni ju punëtorët sektorial të mos jenë pjesë e këtij plani, kur hartuesit e implementuesit e planit do i prekin në djersën e merituar e kafshatën e bukës së fëmijëve . Por dua ta ndaj me ju sa të mos e harroni skenaristët dhe regjisorët e planit djallëzor.