Deputeti i LDK-së: Nuk kemi votë për LVV-në, as për Kuvend e as për Qeveri - Gazeta Express
string(72) "deputeti-i-ldk-se-nuk-kemi-vote-per-lvv-ne-as-per-kuvend-e-as-per-qeveri"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 12:24

Deputeti i LDK-së: Nuk kemi votë për LVV-në, as për Kuvend e as për Qeveri

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 12:24

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në një intervistë për rtv21 ka thënë se partitë politike parlamentare duhet ta respektojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Deputeti Zogaj i është bashkangjitur edhe thirrjeve të ndërkombëtarëve që të mos i bëhet presion Gjykatës Kushtetuese dhe të mos akuzohet gjyqtarët e saj. Sipas tij, LDK-ja nuk ka votë për LVV-në as për zgjedhjen e kryetarin të Kuvendit dhe as për formimin e Qeverise së re.

“Ne e kemi qëndrimin tonë të qartë nuk do të ketë votë të LDK-së për LVV-në, por as nuk jemi përngesë. Do të marrim pjesë në votim për kryetarin e Kuvendit dhe do të votojmë kundër. Ne po e ftojmë LVV-në por edhe partitë tjera politike që të hynë në marrëveshje politike në çoftë se keni interes dhe ecim tutje. LDK-ja ka pozicionin e saj politik.  Ka një hendet të madh midis LDK-së dhe VV-së. Kemi pas një përvojë të hidhur në mandatin e kaluar dhe mendojmë se LVV-ja ka bërë një keqqeverisje në katër vitet e fundit dhe ne nuk mund të bëhemi bashkë me ta”.

Zogaj, thotë se ka mundësi që Kuvendi të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, nëse sipas tij, LVV-ja arrin marrëveshje politike me ndonjë subjekt politik parlamentar.

“Kryetari i Kuvendit duhet t’i ketë së paku 61 vota.  Pa 61 vota është problem  që të ulët në karrigen e Kuvendit. Problemi aktual është se LVV-ja ka rrënuar aurat e bashkëpunimit. Ata sot kanë problem që të bashkëpunojnë me partitë e tjera politike”.