Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, i është përgjigjur kërkesës së deputetëve të LVV-së për një koalicion të mundshëm LVV-LDK duke thënë se LDK-ja asnjëherë nuk i ka shkelur marrëveshjet politike, por janë tradhtuar nga LVV-ja dhe nuk preferojnë më një bashkëpunim VV-në.
Sipas tij, subjekti i parë politik (VV) ka subjekte të tjera politike me të cilat mund të arrij marrëveshje.
‘’LDK-ja gjithmonë ka qenë korrekte në çdo marrëveshje dhe asnjëherë nuk ka dal prej marrëveshjeve që është bërë. Në të kundërtën të tjerat nuk e kanë pasur këtë situatë sepse ne e dimë edhe situatën politike të cilën kemi kaluar dhe jemi tradhtuar gjatë ecjes. Kjo situatë ka bërë që LDK-ja të mos ketë vullnet për të hyrë në një marrëveshje politike me LVV-në. Ne e kemi dhënë përgjigjen tonë, janë edhe disa subjekte të tjera politike të cilat mund të hyjnë në këtë marrëveshje politike. Pa marrëveshje politike nuk ka dalje nga kjo situatë politike në të cilën jemi”, tha ai